Rita Ora pozon para makinës së saj luksoze

Rita Ora pozon para makinës së saj luksoze

Një javë më parë, Rita Ora ka lansuar projektin e saj më të ri me titull “Girls”, në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

Përveç se po shijon suksesin e kësaj kënge, Rita po shënon sukses të jashtëzakonshëm në turneun e saj të ri, me të të njëjtë, vajzat, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e fundit, Rita është shfaqur në Londër, ku u drejtohet fansave me mesazhin që me padurim po e pret koncertin e sontëm.

Ajo ishte veshur sportive, ndërsa po shijonte një pije pranë veturës së saj luksoze të markës “Mercedes”.

Kujtojmë që deri tani “Girls” ka marrë mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube.

Shpërndaje në: