Rita Ora shfaqet e dërrmuar pas vdekjes së Aviciit (Foto)
Avicii, DJ i njohur ndërroi jetë ditën e djeshme duke lënë prapa një karrierë të bujshme edhe pse vetëm 28 vjeçar.
Rita dhe Avicii punuan në projektin e tyre të fundit së bashku gjatë vitit 2017, pikërisht për “Lonely Together” që ishte një sukses i vërtet. Projekt ky që i rendit i katërti në listat e këngëve më të dëgjuara në Britani.

Mbrëmë Rita u pa teksa po shkonte në një restorant për darkë, kurse disponimi dhe fytyra e saj shiheshin të dërrmuara. Kështu thanë dëshmitarët të cilët e panë, ku theksohet se dukej shumë e mërzitur.
Kurse një keqardhje të thellë ajo e kishte shprehur edhe në rrjetet sociale, ku i kishte ngushëlluar familjarët dhe të gjithë të tjerët për vdekjen.







