Rita Ora uron ditën e Pavarësisë me një video nga udhëtimet në Kosovë e Shqipëri
Rita Ora, artistja me origjinë shqiptare, e njohur si një ndër këngëtaret më të mira të viteve të fundit në muzikën botërore, nuk kishte si të mungonte sot në ditën e shënuar për të gjithë shqiptarët anembanë globit
Ajo ka zgjedhur që t’i urojë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë, me një video të publikuar në profilin e saj në Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me një video nga udhëtimet e saj në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Urime 28 Nëntori”, shkruan ylli shqiptar në postimin e saj në profilin e saj.
Urime 28 Nentori 🦅❤️😊 https://t.co/0gfYMCkGoM memories 😊❤️
— Rita Ora (@RitaOra) November 28, 2018



