Rita: S’kam fjalë për ta përshkruar sa krenare jam për origjinën time, në shtëpi flasim shqip

Rita: S’kam fjalë për ta përshkruar sa krenare jam për origjinën time, në shtëpi flasim shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Stylist, ku ka folur shumëçka për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo është pyetur edhe për origjinën e saj nga Kosova, si edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në familjen e saj.

Në pyetjen: ‘Çfarë do të thotë për ty të jesh kosovare? Si të ka formuar kjo në femrën që je në vitin 2018?‘, Rita është përgjigjur:

“Thuajse nuk ka fjalë për ta përshkruar sa krenare jam për origjinën time. Më herët gjatë këtij viti kam performuar në koncertin e dhjetëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë shumë e mrekullueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen e time”.

E pyetur: ‘A flet shqip me familjen tënde?‘, 27-vjeçarja ka thënë: “Po, është tejet e rëndësishme për ne që ta ruajmë këtë”.

Këto ditë (saktësisht më 23 nëntor), Rita e ka publikuar albumin “Phoenix” që është i dyti në karrierën e saj. Ndërsa realizimin e ka bërë shtëpia incizuese, Atlantic Records.

“Your Song”, “Anywhere”, “Girls” e “Let You Love Me” , janë hitet e këtij albumi që tashmë janë publikuar si këngë të veçanta.

 

View this post on Instagram

 

KOSOVO was so memorable and I’m grateful to have performed back at Home!! ❤️❤️ THANK YOU ALL so very much I appreciate You. Link in my bio for the full recap video of Kosovo’s 10 year Independence Day !! ⭐️??✨ ?@iamkaj

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Shpërndaje në: