Rita tregon sekretin e trupit të bukur
Shumëkush do ta mohonte se këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka trupin më të bukur në mesin e artisteve të muzikës pop, mirëpo ylli botëror ka thënë se dëshiron të jetë e shëndetshme dhe jo të ketë trup të hollë.
Bukuroshja 25-vjeçare ishte në qendër të vëmendjes të mërkurën kur po dilte nga apartamenti i saj në New York. Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” shfaqi trupin e saj të bukur derisa kishte të veshur kostume tërësisht të kuqe.
Në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, Rita ka treguar sekretet e trupit të saj të bukur, transmeton Koha.net.
“Shikoj çfarë ha, por porcionin e ndaj në gjysmë. Pra nëse dua të ha një hamburger, unë vetëm e ndaj në gjysmë. Ose nëse dua të ha patate të skuqura, atëherë nuk i ha së bashku me hamburger”, ka thënë Rita Ora.
Rita mban në formë trupin e saj përmes kombinimit të pilates, vrapimit, jogas, hiking dhe pompave, por ka thënë se është e lumtur me madhësinë e trupit.
“Nuk jam personi më i hollë në botë, por nuk dua të jem e tillë. Jam e përqendruar të jem në formë sesa të tentoj të jem më e hollë”, ka thënë veç të tjerash ylli nga Kosova.





