I riu rrëfen emocionet e votimit për herë të parë (Video)

I riu rrëfen emocionet e votimit për herë të parë (Video)

Dosti Banushi, 18-vjeç voton për herë të parë. Ai ka përfunduar gjimnazin Sami Frashëri dhe sot i është drejtuar qendrës së votimit. Banushi thotë se është i informuar përmes medias për mënyrën se si do të votojë ndërsa ndalet në rëndësinë e votës per ti bërë apel bashkëmoshatarëve të tij të shprehin vullnetin për të zgjedhur partinë dhe parlamentin e ardhshëm.

Dosti Banushi: “Duke qenë se komplet procesi pasqyrohet në media, e di se si veprohet.”

Gazetarja: Si ndiheni? Si ndihet një votues për herë të parë?

Dosti Banushi: Ndihesh i rëndësishëm dhe ndryshe pasi bëhesh pjesë e asaj popullate që vendos se kush do të qeverisë për 4 vite, ke të drejtë të zgjedhësh por edhe të zgjidhesh.”

Procesi i votimi zgjati pak minuta. Në dalje 18-vjeçari tha se gjithçka shkoi mirë.

Dosti Banushi: “Shkoi shumë mirë dhe kisha më shumë emocione se sa prisja. Ishte e thjeshtë edhe për ne që votuam për herë të parë. Edhe nqs nuk arrije të orientoheshe të ndihmonin komisionerët kështu që gjithçka shkoi mirë.”

Ditën e sotme 136.000 persona votuan për herë të parë.

Shpërndaje në: