Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit
Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka paralajmëruar lojtarët për dëshirën e Real Madridit për të fituar një trofe këtë sezon përpara finales së Kupës së Mbretit.
Takimi mes Barcelonës dhe Realit do të luhet në stadiumin La Cartuja të Seviljes nga ora 22:00 dhe ky do të jetë dueli i dytë i dy klubeve më të mëdha spanjolle në betejën për trofe këtë sezon, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Për këtë El Clasico është folur shumë tashmë dhe i fundit që ka dhënë mendimin e tij, duke paralajmëruar Barcelonën, është legjenda braziliane, Rivaldo.



