Rivali i Interit e do Icardin
Problemet te Interi, mund ta shtyejnë sulmuesin Mauro Icardi drejt largimit.
Ditëve të fundit është raportuar se tifozët e klubit zikaltër kanë kërkuar heqjen e shirit të kapitenit, të cilin e mban futbollisti në fjalë.
Por, kjo mund të shtyejë argjentinasin drejt largimit nga Giuseppe Meazza.
Napoli është klubi që po shfaq interesim për transferimin e 23-vjeçarit, i cili me gjasë do të ishte zëvendësimi i duhur pas largimit të Gonzalo Higuain drejt Juventusit. /Periskopi.com



