Rivaliteti i Ronaldos me Messin tani është zhvendosur në gjykatë!

Rivaliteti i Ronaldos me Messin tani është zhvendosur në gjykatë!

E përditshmja “El Mundo” ka publikuar një artikull me titull “Cristiano shpërthen për shkak të Messi-t”, ku zbulohet se CR7 është shprehur i pakënaqur ndaj gjykatëses që merret e çështjen dhe ka akuzuar drejtësinë spanjolle për njëanshmëri.

Portugezi i është referuar trajtimit që i është bërë Messi-t në procesin e njëjtë për evazion fiskal, që është mbyllur me një dënim prej 22 muajsh dhe një seri gjobash, që e kanë detyruar argjentinasin t’i paguajë rreth 45 milionë euro shtetit spanjoll.

Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka akuzuar gjykatësen se po zhvillon një proces gjyqësor duke përdorur kritere “jo të arsyeshme, paragjykuese dhe të pakuptueshme” për faktin se ajo po i mohon avantazhet juridike që iu ofruan Messi-t.

Gjykatësja e ka konsideruar “të kotë” kërkesën e avokatëve të CR7 për të krahasuar kontratat e sponsorizimit të dy futbollistëve. Sipas Cristiano-s dy rastet janë identikë, por nuk gjykohen në të njëjtën mënyrë.

Ronaldo është shumë i zemëruar, sfida me Messi-n ka arritur fronte të reja, por çdo shqetësim zhduket kur ai është në fushën e lojës: portugezi është një makineri golash.

Shpërndaje në: