River Plate – Boca Juniors: Ronaldo zhgënjen Perez, Messi ende në pritje

River Plate – Boca Juniors: Ronaldo zhgënjen Perez, Messi ende në pritje

E gjithë bota e futbollit do të shohë të dielën ndeshjen e kthimit të finales së Copa Libertadores që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” mes River Plate dhe Boca Juniors.

Plani i presidentit të Real Madrid Florentino Perez ishte të bashkonte Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në tribunën presidenciale, si shenjë falënderimi për atë që i kanë dhënë futbollit në vitet e fundit.

Por, plani i Perezit nuk ka funksionuar, pasi Ronaldo ka refuzuar ftesën.

Image result for boca vs plate

Gazeta spanjolle AS thotë se nga burime të sigurta ka marrë vesh se Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm.

Mendohet se është akoma shumë herët për një rikthim në “Bernabeu”. Ai u largua nga kampionët e Evropës gjatë verës së kaluar dhe Juventus pagoi 117 milionë euro për të.

Por, edhe marrëdhënia jo e mirë mes tij dhe Perezit thuhet të ketë ndikuar në refuzimin e lojtarit. Edhe prania e Messit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Shpërndaje në: