Rob Kardashian: Blac Chyna më ka dhunuar
Ylli i televizoneve amerikane dhe vëllai i Kim Kardashian, Rod ka paditur ish të feuajrën e tij për ushtrim dhune.
Ai është shprehur se Chyna është përpjekur që ta mbyste me karikuesin e një iPhone në dhjetor dhe më pas e ka goditur në fytyrë. Kardashian pohoi gjithashtu se nëna e vajzës së tij, i ka shkaktuar 100 mijë dollarë dëme në shtëpi gjatë një sulmi, duke i shkatërruar televizorin, muret, derën.
Padia është ngritur nga Rob dhe motra e tij, që konsiderohet miliarderja më e vogël në botë, e kanë hedhur në gjyq për vandalizë, sulm, shkatërrim si edhe e kanë akuzuar se donte që të ‘zhveshte’ familjen Kardashian për përfitime materiale. Shtëpia ku ndodhi grindja ishte e 20-vjeçares Kylie.





