Robbie Williams dhe Aida ndezin stadiumin në hapjen e Botërorit Rusia 2018 (Video)

Robbie Williams dhe Aida ndezin stadiumin në hapjen e Botërorit Rusia 2018 (Video)

 

Kampionati Botëror, Rusia 2018, ka filluar me një ceremoni hapëse madhështore që do të hyjë në histori.

Ishte legjendari britanik, Robbie Williams ai që performoi në ceremoninë hapëse bashkë me Aida Garifullinan, sopranon e njohur ruse.

Dyshja performuan hitet e Robbiet, si “Feel”, “Let Me Entertain You” dhe “Angels.

Publiku u ndez gjatë performancës së Robbiet, i cili pushtoi stadiumin Luzhniki në Moskë.

Kampionati Botëror fillon nga ora 17:00 me ndeshjen e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Plot 81 mijë tifozë janë të pranishëm në stadiumin Luzhniki në Moskë.

https://www.youtube.com/watch?v=RxVZsTfoD5Q

https://www.youtube.com/watch?v=YNB4EZCvfJw

 

 

 

Shpërndaje në: