Robelli që mbështeti hapur Kurtin, tash e përqesh për veprimin e fundit: U bë me leshprerës

Robelli që mbështeti hapur Kurtin, tash e përqesh për veprimin e fundit: U bë me leshprerës

Gazetari i mirënjohur nga diaspora, Enver Robelli, ka reaguar në Facebook pas veprimit të fundit të Albin Kurtit për të anëtarësuar në parti dy stilistët e famshëm të modës, “Kujtën dhe Merin”.

Robelli ka kritikuar bashkë me Kurtin edhe të gjithë klasën politike që në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka anëtarësuar stilistë e dizejnatorë në partitë përkatëse.

“Një ndër mësimet e kësaj vjeshte elektorale kosovare është ky: secila parti do të ketë berberin e vet, qethësin e vet, kreatorin e vet të modës, rrobaqepësin e vet.” – shkruan z.Robelli, përcjell Periskopi.

Më tej, ai tallet edhe më keq me ta duke shtuar “Batalione leshprerësish të armatosur me gërshërë e brisk, brigada kreatorësh të modës, njësi të tëra lëkurëlëmuesish kanë vendosur ta lumturojnë miletin me shkathtësitë e tyre politike.”

Ndryshe, Robelli kishte mbështetur Kurtin dhe Osmanin në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ky është statusi i plotë i z.Robelli:

Një ndër mësimet e kësaj vjeshte elektorale kosovare është ky: secila parti do të ketë berberin e vet, qethësin e vet, kreatorin e vet të modës, rrobaqepësin e vet. Batalione leshprerësish të armatosur me gërshërë e brisk, brigada kreatorësh të modës, njësi të tëra lëkurëlëmuesish kanë vendosur ta lumturojnë miletin me shkathtësitë e tyre politike. Rrezik të mbetet Kosova pa berberë e terzi po vazhdoi kjo ngarendje nëpër parti.

Shpërndaje në: