Robert ‘analisti flet’ edhe për El Clasicon, ja kush do të shënojë sipas tij (Foto)
Këngëtari Robert Berisha është bërë objekt i talljes nga faqja satirike ‘Carpi Club Albania’, pas komentimit të tij për meçin e Haxhi Krasniqit me Arthur Abrahm të cilin e humbi bokseri shqiptar.
Sonte do të zhvillohet derbi spanjoll ‘El Clasico’ ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
E, Carpi ka vendosur të tallet sërish me Robertin e Norës.
Dhe sipas postimit të Carpi Club Albania, Roberti ka folur se kush do ta fitojë ndeshjen dhe kush do të shënojë në derbi.
Ja postimi i faqes… /Periskopi/
“Sot El Clasicon e fiton Barcelona pasi qe eshte shume ne forme dhe ska qe e ndal. Ronaldinho do te shenoj gol.”
-Robert Berisha, analist ne Sky Sport



