Robert Berisha beson se Rusia mposhti Arabinë për shkak të Ramazanit

Robert Berisha beson se Rusia mposhti Arabinë për shkak të Ramazanit

Këngëtari Robert Berisha bëri një pohim interesant në Duelin e Botërorit të TV Dukagjinit.

Muzikanti i cili u ftua të komentojë rreth ndeshjes së parë që u zhvillua në këtë Kampionat Botëror, paraqiti një arsye mjaft interesante pse Rusia triumfoi kaq thellë ndaj Arabisë.

Roberti në formë komike deklaroi se agjërimi i Ramazanit ka ndikuar që Rusia të mposhtë kaq thellë Arabinë Saudite.

“Rusia sot m’ki ka nxon arabët me Ramazan, nuk i dihet”, u shpreh Robert Berisha i pyetur për rrjedhën e Grupit C.

E për Grupin C, Roberti beson se Franca sigurt kalon tutje, por për vendin e dytë tha se nuk është i sigurtë edhe pse favorizoi lehtë Australinë.

“Dueli i Botërorit” zhvillohet çdo mbrëmje nga ora 22:30 në TV Dukagjini.

/Telegrafi/

Shpërndaje në: