Roberti me super dhuratë për Shën Valentin

Roberti me super dhuratë për Shën Valentin

Këngëtari që për pak javë mbush një vit nga debutimi në muzikë si këngëtar, me 14 Shkurt do e sjell projektin e ri.

Kënga do të titullohet ‘Të dua’ dhe ka tekst të Fatmir Mujës, videoklip nga Imagine e orkestrim nga Darko Dimitrov. Për muzikën është përkujdesur vetë Roberti i cili tashmë po ka agjendë të ngjeshur me mbrëmje muzikore kudo ku flitet shqip.

A do jetë ‘Të dua’ dhurata e vetme për personin e zemrës me rastin e Shën Valentinit?! Kjo mbetet të shihet. /Prive.al/

Shpërndaje në: