‘Robin van Persie është një rob…’ (Foto)
Sulmuesi ishte i përfshirë në dy raste kontraverziale gjatë takimit. Ai pasi shënoi golin festoi në fytyrën e ish-bashkëlojtarit të tij tek Arsenal, Oguzhan Ozyakup.
Ndërsa më herët ai ishte përfshirë në një duel pa top me mbrojtësin e Besiktas, Dusan Tosic, të cilin e kishte kapur për koke dhe e kishte goditur në brinjë, që më pas rezultoi me përjashtimin nga e Tosic nga loja.

Robin Van Perise duke festuar golin si i ‘çmendur’
E fejuara e këtij të fundit nuk arriti të mbajë veten dhe e quajti holandezin ‘një budalla rob****’, në profilin e saj në rrjetin social Twitter.
Pas kësaj fitoreje, Fenerbahçe kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. /Periskopi/




