Rockets befasojnë kampionët në ndeshjen e parë të sezonit të ri
Ka nisur me një befasi edicioni i ri në NBA.
NBA nis me spektakël. Dy ndeshje të luftuara deri në sekondën e fundit, por edhe emocione të shumta.
Surprizën e madhe që në start e dhuroi Houston Rockets. Skuadra nga Teksasi falë një periudhe të katërt fantastike përmbysi një disavantazh prej plot 15 pikësh për të fituar në Oracle Arena ndaj kampionëve në fuqi të Golden State me shifrat e ngushta 122:121, transmeton KosovaPress.
Disi nën hije kanë mbetur në këtë takim yjet e Warriors pasi Stephen Curry realizoi në total vetëm 22 pikë ndërsa Kevin Durant u në 20 të tilla. Në anën tjetër ai që udhëhoqi Houstonin drejt kësaj fitoreje fantastike ishte i përhershmi James Harden autori i 27 pikëve.
Tejet interesante edhe sfida tjetër e mbrëmjes. Nënkampionët e Cleveland Cavaliers kaluan në Ohio, Boston Celtics me rezultatin 102:99.
Meritat më të mëdha për këtë fitore të Cleveland shkojnë të gjitha për ‘Mbretin’. Lebron zhvilloi një ndeshje fantastike, pasi ishte më i miri mbi parket për skuadrën e tij në çdo aspekt të lojës. 27 pikë, 16 kërcime dhe 9 asistime, ishin këto statistikat e Lebron James i cili la në hije ish-shokun e skuadrës Kyrie Irving që tashmë luan për Boston Celtics



