“Rolling Stone”: Dua Lipa është ndër 10 artistët që duhet njohur

“Rolling Stone”: Dua Lipa është ndër 10 artistët që duhet njohur

Revista dyjavore “Rolling Stone”, që njëherësh është edhe një nga me prestigjiozet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë vend këngëtares Dua Lipa në shkrimin ky sugjeron dhjetë artistët që lexuesit e tyre duhet t’i njohin, shkruan zeri.info “Rolling Stone” shkruan për prejardhjen e këngëtares kosovare që po ndërton karrierën e saj mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve, jetën e saj dhe karrierën muzikore.

Kjo revistë përmend faktin se Dua ishte kthyer e vetme në Britani të Madhe kur i kishte vetëm 15 për tu koncentruar në karrierën e saj, duke lënë familjen në Kosovë. “Kjo ishte kur unë me të vërtetë vendosa për të marrë fatin tim në duart e mia dhe kur thashë mirë, unë tani dua të bëjë këtë”, citon “Rolling Stone” Lipën. “Rolling Stone” konsideron që kënga “Hotter than hell” e këngëtares është hit në Britaninë e Madhe.

Revista përmend se këngëtarja kosovare është adhuruese e flakët  e Pink, Amy Winehouse, Nelly Furtado, Jessie Ware. Krahas Dua Lipës në këtë artikull radhiten edhe Blackpink, Noname, Young M.A etj. Këngëtarja nga Kosova do të promovojë albumin e saj të parë në fillim të vitit tjetër, saktësisht në muajin shkurt. Albumi është titulluar “Dua Lipa”, siç ka shpjeguar vet artistja, sepse e përfaqëson atë si njeri dhe si artiste. /Zëri/

 

Shpërndaje në: