Roma deklason Chievon, mendjen tani te Liverpooli (Video)
Roma ka shënuar fitore të thellë ndaj Chievos me rezultat 4:1
‘Gjallorosët’ arritën një fitore të lehtë ndaj Chievos me golat të shënuar nga Schick 9′, Dzeko 40′, 67′ dhe El Shaarawy 65′, për mysafirët realizoi Inglese 88′, transmeton Periskopi.
Pas kësaj fitore Roma është në pozitën e tretë më 70 pikë të tubuara pas 35 ndeshjeve, ndërsa Chievo në vendin e 17-të me 31 pikë.
Skuadra italiane të mërkurën takohet me Liverpoolin në kuadër të Champions League. /Periskopi/



