“Roma duhet të ketë kujdes nga kundërsulmet e Liverpoolit”
Paolo Maldini ka thënë se Roma duhet të ketë kujdes nga kundërsulmet e Liverpoolit
Roma dhe Liverpool do të takohen pas pak në kuadër të Champions League me italianët që synojnë një përmbysje të madhe, transmeton Periskopi.
“Ishte mrekulli kundër Barcelonës dhe tani shpresojmë edhe për një natë të tillë,” ka thënë Maldini.
“Asnjë ekip nuk është i pamposhtur, por Liverpooli ka kundërsulme të frikshme.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresoj që Roma të fitojë,”. /Periskopi/




