Roma humbet nga Villarreali, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës (Video)

Roma humbet nga Villarreali, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës (Video)

Skuadrës italiane i ka mjaftuar fitorja në ndeshjen e parë ndaj asaj spanjolle për të kaluar në fazën tjetër të garës evropiane, Liga e Evropës edhe pas humbjes 1-0.  Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për mysafirët që nisën furishëm këtë pjesë duke tentuar të shënojnë një gol të shpejt në mënyrë që të shpresojnë për rikthim të rezultatit.

 

Ashtu edhe ndodhi pasi e gjetën golin pas vetëm 16 minutave lojë, ku sulmuesi Rafael Borre, shfrytëzoi për mrekulli një gabim të mbrojtësit Thomas Vermaelen dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Pas këtij goli, Villarreali tentoi edhe disa herë të gjej golin e dytë, por portieri i Romës ishte në vend duke ia mohuar atë dhe skuadrat shkuan në pushim pranë rezultat 1-0.

 

Në pjesën e dytë, skuadrat ishin më të baraspeshuar me Romën që luante sigurt dhe nuk hidhej në aventura duke tentuar të mos pranoj më gol, ndërsa Villarreali nga ana tjetër kërkonte golin medoemos.

Megjithatë, në pjesën e dytë edhe përkundër rasteve nuk pati gola tjera dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Villarrealit me rezultat 1-0, por kjo nuk i mjaftoi pasi Roma kualifikohet për në fazën tjetër. /Telegrafi/

https://twitter.com/Alessia_Nov/status/834829537796042753?ref_src=twsrc%5Etfw

Shpërndaje në: