Roma mposht Milan në derbin e Serie A (Video)

Roma mposht Milan në derbin e Serie A (Video)

Ishte një ndeshje e balancuar me raste nga të dy skuadrat.

‘Gjallërosët’ patën një rastë të mirë në pjesën e parë përmes sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 20’.

Vetëm pas shtatë minutash ‘rosonerët’ fituan një penalti të shkaktuar nga portieri Szcezny por sulmuesi Niang nuk arriti të konvertoi në gol.

niang

Penaltia e mbrojtur nga Szczesny

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pastër 0 me 0.

Në 45 minutëshin e dytë ishte pothuajse  i njëjti skenar, ku në disa momente ishte më e mirë skuadra vendase e disa momente skuadra msyafire.

Ishte minuta e 62’ kur u zhbllokua rezultati nga mesfushori belg, Radja Nainggolan me një perlë të bukur nga distanca për rezultatin 1 me 0.

radj

Momenti i goditjes që përfundoi në rrjetë

 

Milani tentoi të barazojë rezultatin por nuk ia arriti edhe pse kishte raste të mira për të barazuar përmes Adrianos e Locatelli.

Me këtë fitore Roma mbetet në pozitën e dytë me 35 pikë ndërsa Milan në të tretën me 32 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: