Roma mposht Napolin në derbin e javës

Roma mposht Napolin në derbin e javës

Rezultati u zhbllokua pak para përfundimit të pjesë së parë, ku mysafirët kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Edin Dzeko, i cili shënoi në minutën e 43-të.

I njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 54-të.

Napoli ngushtoi epërsinë nëpërmjet mbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili shënoi në minutën e 58-të.

Mirëpo, kjo ishte e gjitha që vendësit arritën të bënin, pasi shpresat e tyre për një barazim i shuajti ylli i Romës, Mohamed Salah, i cili shënoi për 1:3 në minutën e 86.

Me këtë fitore, Roma i afrohet Juventusit në vetëm dy pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa Napoli mbetet dy pikë pas Romës, pra me vetëm 14 pikë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: