Roma nuk lejon që të largohet De Rossi, i vazhdon kontratën edhe për dy vite
Daniele De Rossi nuk do të largohet nga AS Roma.
Sipas Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoëeb mesfushori italian ka vazhduar kontratën edhe për dy vite, transmeton Periskopi.
De Rossi i skadon kontrata akutale më 30 qershor.
De Rossi i mbush 34 vjet këtë qershor dhe të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në klubin e lindjes.
Është folur se Roma do t’i bëjë ofertë për një vit me mundësi edhe për një vit tjetër, por oferta është dy vjeçare. /Periskopi/



