Roma nuk pyet për favorit, e lë Messin dhe Barçën me ‘gishta në gojë’ (Video)
Roma ka shënuar fitore me rezultat 3:0 dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League
Skuadra italiane tregoi karakter të fortë dhe mposhti me rezultat të pastë 3:0 Barcelonën, shkruan Periskopi.
Golat në këtë takim u shënuan nga Dzeko, De Rossi dhe Manolas.
Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 4:4, por goli i shënuar nga Roma si mysafir vendosi për gjysmëfinalistin e parë të këtij edicioni në Champions League. /Periskopi/



