Roma ‘përdhunohet’ në Kupën e Italisë, humbet 7-1 (VIDEO)
Roma është në gjendje katastrofale këtë sezon, derisa flitej për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Di Francesco.
Por duket se shkarkimi i tij do të ndodhë shumë shpejt, pasi ekipi i tij u mposht 7 me 1 nga Fiorentina në Kupën e Italisë.
‘Violët’ e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen duke shënuar dy gola nëpërmjet Federico Chiesa (7′ 18′). Mirëpo, shpresa u kthye te mysafirët pasi Kolarov (28′) ngushtoi epërsinë në 2-1, por Muriel (33′) shënoi për 3-1.
Gjysma e dytë ishte histori më vete, me Romën që assesi nuk po gjente elementin e vet, ndërsa vendasit bombarduan edhe katër herë të tjera portën e Olsen.
Së pari Benassi (66′), më pas Chiesa (74′) i cili kompletoi het-trikun, çuan epërsinë në 5-1. Giovanni Simeone (79′ 90′) shënoi edhe dy gola për fitoren më të thellë në historinë e Fiorentinas 7-1 ndaj Romës.
Që nga minuta e 72-të, Roma luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Dzeko u ndëshkua direkt me karton të kuq. /Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=4UddEYIf4FY



