Roma refuzon ofertën e Liverpoolit për Salah

Roma refuzon ofertën e Liverpoolit për Salah

AS Roma ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit për mesfushorin e tyre, Mohamed Salah, transmeton Periskopi.

Ylli egjiptian Salah edhe në këtë sezon ishte një nga më të mirët në Serie A.

Sipas Daily Mail, Liverpool ka ofruar rreth 32 milionë euro por që është refuzuar nga drejtuesit e skuadrës romake.

Salah në dy sezone te Roma ka arritur të regjistrojë 65 paraqitje, duke shënuar 29 gola.

24 vjeçari që ka qenë edhe pjesë e Chelsea dhe Baselit, po pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: