Romakët ‘luftojnë’ sot për vendin e dytë

Romakët ‘luftojnë’ sot për vendin e dytë

Dy klubet nga kryeqyteti italian do të ndeshen sot në një takim jetësor në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pas fatit kontradiktor që e përjetuan në Evropë në mesjavë.

Lazio, e cila pësoi tri gola brenda shtatë minutave për t’u eliminuar nga Evropa Ligë të enjten, e mirëpret mesfushorin Marco Parolo.

Simeone Inzaghi nuk përballet me mungesa në këtë takim, i cili do të zhvillohet sonte me fillim në orën 20:45.

Ndërkohë, Roma që të mërkurën e shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Barcelonën në çerekfinale edhe pse e kishte humbur 4-1 ndeshjen e parë në udhëtim, nuk do të përballet me mungesa, po ashtu.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, de Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Lucas Leiva, Lulic; Milinkovic-Savic, Luis Alberto; Immobile

Roma: Alisson; Fazio, Manolas, Jesus; Florenzi, De Rossi, Strootman, Kolarov; Nainggolan; Ünder, Dzeko.

 

Shpërndaje në: