Romelu Lukaku tregon arsyen pse e zgjodhi Man Unitedin
Romelu Lukaku është bërë futbollisti më i ri i Manchester Unitedit, pasi kompletoi transferin e tij nga Evertoni.
“Kam tetë vjet që jam profesionist dhe kurrë nuk e kam shijuar Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi, transmeton Periskopi.
“Është diçka që e kam dashur gjithmonë, ai kompeticion ka diçka që dua ta shoh dhe ta shijoj se çfarë është”, vazhdoi Lukaku.

“Kampionati Botëror është i mirë, po ashtu edhe Kampionati Evropian, por gjithmonë kam ëndërruar Ligën e Kampionëve”, përfundoi transferi i ri i United. /Periskopi



