Ron Raçi ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e qershorit
Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku lajmi i fundit është se mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është ftuar nga lista rezervë.
Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve.
Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator.
Sot, pasdite Ron Raçi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda, nga lista rezervë./Periskopi/



