Ronaldo arrogant? Asnjëherë, ky gjest i tij meriton miliona duartrokitje

Ronaldo arrogant? Asnjëherë, ky gjest i tij meriton miliona duartrokitje

Cristiano Ronaldo edhe një herë e ka dëshmuar se është kampion brenda dhe jashtë fushe

Cristiano Ronaldo e ka shitur trofeun e Topit të Artë të fituar në vitin 2013 dhe paratë i ka dhënë për fondacionin ‘Make-A-Wish’ (Shpreh një dëshirë).

Ylli portugez që po shkëlqen të Juventusi në të kaluarën cilësohej si ‘arrogant’ por gjestet e shumta humane të tij kanë bërë që njerëzit të ndryshojnë mendimin për të.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ 33 vjeçari e ka shitur Topin e Artë të fituar më 2013 për shumën prej 600 mijë euro dhe paratë i ka dhuruar për fondacionin Make-A-Wish, i cili synon t’u japë fëmijëve të sëmurë mundësinë për të realizuar ëndrrat e tyre.

Blerësi i trofeut të Topit të Artë është Idan Ofer, i cili është njeriu më i pasur në Izrael.

Ndryshe, Ronaldo në vitin 2013 mposhti Franck Riberyn dhe Lionel Messin në garën për Topin e Artë.

Shpërndaje në: