Ronaldo: Askush nuk mund të jetë si unë

Ronaldo: Askush nuk mund të jetë si unë

31-vjeçari i ndihmoi Madridit që të fitojë Ligën e Kampionëve sivjet, para se ta fitojë Kampionatin Evropian me Portugalinë në Francë.

Por kur është pyetur nëse do të ketë “Ronaldo të ardhshëm”, sulmuesi është përgjigjur se çdo lojtar është unik dhe nuk mund të cilësohet si tjetri.

“Askush nuk mund të jetë Cristiano Ronaldo i ardhshëm, këtu nuk ka dyshime”, ka thënë Ronaldo për Marcan.

“I ardhshmi do të jetë ai që duhet të jetë, por kurrë i njëjti. Kjo kurrë nuk do të ndodhë”.

Shpërndaje në: