Ronaldo barazohet me legjendën e Realit pas golit ndaj Barcelonës (Video)

Ronaldo barazohet me legjendën e Realit pas golit ndaj Barcelonës (Video)

Cristiano Ronaldo ka shënuar 18 gola në ‘El Classico’ dhe kështu është barazuar me Alfredo Di Stefanon

Ylli portugez barazoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 14-të, transmeton Periskopi.

Ronaldo pati një paraqitje të mirë në 45 minutat e para duke e kërcënuar shpesh portën e Barcelonës.

33 vjeçari tani ka shënuar po aq gola sa Di Stefano(18) kundër Barcelonës./Periskopi/


Shpërndaje në: