Ronaldo i dërgon mesazh Neymarit: Transferohu te ky klub… (Foto)

Ronaldo i dërgon mesazh Neymarit: Transferohu te ky klub… (Foto)

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh brazilianit, Neymar, për ta këshilluar rreth të ardhmes së tij.

Besohe se Ronaldo në mesazhin e dërguar e ka këshilluar Neymarin që të mos largohet nga Barcelonë këtë verë ose të transferohet vetëm në Manchester United, transmeton Periskopi.

Cristiano Ronaldo is believed to have given Neymar advice on his potential Barcelona exit

 

Ylli i Real Madridit ka një miqësi të mirë me Neymar për shkak se të dy janë ikona të kompanisë amerikane Nike.

Sipas mediave franceze dhe braziliane Neymar është pranë kalimit në Paris Saint-Germain për shumën rekord 220 milionë euro.

Nëse ndodh ky transfer atëherë Neymar do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, me pagë prej 500,000 mijë euro në javë.

The Brazilian has been linked with PSG, who are willing to pay his huge £197m buy-out clause

 

Gazeta spanjolle “Diariogol”  në ballinën e saj e ka publikuar se Ronaldo i ka treguar Neymarit se do të ishte gabim nëse largohet nga Barça dhe se do të ishte një hap mbrapa.

‘Djajtë e kuq’ janë të vetmit të cilit mund të krahasohen me Barcelonën, pasi kanë famë në tërë globin.

Ronaldo kishte kaluar gjashtë vite  të sukseshme me gjigantin anglez nga viti 2003 deri më 2009. /Persikopi/

Shpërndaje në: