Ronaldo dhe Bale mungojnë ndaj Espanyolit
Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të keq para sfidës së nesërme ndaj Espanyolit në kuadër të La Liga’s.
Dy yjet e kësaj skuadre, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale pritet të mungojnë në këtë sfidë, e cila është mjaft e rëndësishme për të ruajtur hapin pozitiv drejt garës për titullin kampion.
Uellsiani kishte munguar në seancën stërvitore të djeshme, për shkak të një dëmtimi që e kishte pësuar në sfidën ndaj Sporting Lisbonës në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa, portugezi 31-vjeçar thuhet se nuk është i gatshëm të përballojë dy ndeshje brenda një jave, pasi ekziston ende frika se lëndimi i tij i mëhershëm në gju mund t’i përsëritet. /Periskopi.com



