Ronaldo dhe Georgina fejohen fshehurazi, portugezi i blen unazë në vlerë 700 mijë euro (Foto)
Cristiano Ronaldo duket se nuk kursen aspak kur bëhet fjalë për të dashurën dhe nënën që i solli vajzën Allana Martinën.
Portugezi është pranë martesës me Georgina Rodriguezin pasi që çifti raportohet se është fejuar në fshehtësi të plotë.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo këtë unazë të kompanisë Cartier e ka blerë rreth 700 mijë funte në Londër.
Rodriguez ishte ulur në vendin e pasagjerit të veturës së ish-yllit të Manchester Unitedit kur tregoi unazën e re.
Ndryshe, çifti janë njohur pothuajse para dy vjetëve në një dyqan rrobash, ku klient i rregull ishte CR7. /Telegrafi/



