Ronaldo dhe LeBron James i shkatërrojnë ish-ekipet

Ronaldo dhe LeBron James i shkatërrojnë ish-ekipet

Çfarë ndodh kur kapiteni braktisë anijen e tij? Anija fillon të fundoset…

Kjo në fakt po ndodh në dy nga ekipet më të mëdha në botë: Real Madrid dhe Cleveland Cavaliers.

Për shkak të largimit të dy lojtarëve çelës, ekipet po kalojnë një situatë kritike.

Disa muaj më parë të dy ekipet “hapnin shampanjë” për sukseset e tyre, Cavaliers shkuan në finalet e NBA ndërsa Real Madrid-i fitoi titullin e tretë radhazi të Champions League.

Por gjatë verës të dy ekipet pësuan nga një termet pas largimeve të menjëhershme të yjeve të tyre.

Le Bron James firmosi me Lakers dhe la ekipin ku kishte debutuar në NBA dhe me të cilin u shpallë kampion në 2016-të, ndërsa në Madrid, Cristiano Ronaldo iku te Juventus.

Por çfarë po ndodh tani me ekipet?

Të dy ekipet në sportet respektive po luftojnë për mbijetesë, nga froni janë katandisur si mos më keq…

Cavalieres kanë nisur sezonin me 6 humbje, shenjë kjo që sezoni për ta do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

Ndërsa Madridi po përballet me fillimin më të keq të mundshëm, 4 fitore në 10 ndeshje, me humbjen më të freskët atë të derbit me Barcelonën në shifrat 5-1.

Të dy ekipet shkarkuan trajnerët e tyre brenda 24 orëve, të dielën la detyrën Tyron Lue te Cavaliers ndërsa të hënën Real-i konfirmojë shkarkimin e Lopeteguit.

Nëse do të ishte një logaritëm matematikor, variabëli që shkaktojë këtë përfundim ishte “lojtari çelës”, që për fat të keq ishte çelës jo vetëm në fushë apo parket por edhe jashtë saj…

I vetmi ndryshim është që Real-i ka talente rezervë për të marrë situatën në dorë, ndërsa te Cavaliers janë disi më keq duke pasur edhe Kevin Love të dëmtuar./Periskopi/

Shpërndaje në: