Ronaldo dhe Lewandowski shkruajnë historinë në kualifikime (Foto)
Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo dhe ai polak, Robert Lewandowski kanë shënuar emrin e tyre në historinë e futbollit botëror në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Kjo pasi po shënojnë gola vazhdimisht dhe po janë vendimtar në sukseset dhe rrugën drejt kualifikimeve të kombëtareve të tyre në Kampionatin Botëror.
Ylli i Realit dhe ai Bayern Munichut me golat e tij të shënuara në ndeshjet e fundit me kombëtare kanë shkruar emrin e tyre në histori të kualifikimeve.
Kjo pasi, Ronaldo dhe Lewandowski janë bërë futbollistë e parë që arrijnë të shënojnë nga 15 gola brenda një kampanje të kualifikimeve.
‘CR7’ këtë e arriti me golin e sotëm (e shtunë) ndaj Andorrës, ndërsa ‘Lewa’ në ndeshje ndaj Armenisë shënoi het-trik.
Përveç kësaj, Ronaldo është golashënuesi më i madh në histori të kombëtares së Portugalisë me 79 gola të shënuara nga 146 ndeshje.
Edhe Lewandowski ka thyer rekordin e golave për kombëtaren e Polonisë, pasi tani gjendet i pari me 49 gola të shënuara, të cilat erdhën nga 118 ndeshje. /Telegrafi/





