Ronaldo dhe Messi lojtarët më të paguar në botë (Foto)
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, mbeten lojtarët me më së shumti të ardhura.
Dy lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit, edhe në vitin 2017, janë lojtarët me më së shumti të ardhura, sipas ‘Forbes’.
Ylli i Real Madridit i prinë kësaj liste me 93 milionë dollarë të fituara gjatë këtij viti.
Pas tij vjen Lionel Messi, me 80 milionë funte, ndërsa në vendin e tretë është Neymar, shumë larg këtyre dy të parëve, me 37 milionë funte.
Gareth Bale renditet në vendin e katërt, dhe Zlatan Ibrahimovic në vendin e pestë.




