Ronaldo do të luajë për 90 minuta

Ronaldo do të luajë për 90 minuta

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave do të luajë për 90 minuta në sfidën e nesërme ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Superylli portugez përballet me ish-skuadrën e tij të fëmijërisë, nga e cila ishte tranferuar te Manchester Unted para 12 vjetëve.

“Ideja është që ai të luajë 90 minuta”, tha Zidane.

“Unë do të përpiqem të flas me Cristianon për gjëra të tjera përveç minutave. Nëse ju i kërkoni atij, ai gjithmonë dëshiron të luajë për 90 minuta”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: