Ronaldo ‘dridh’ Bernabeun: Ronaldo dëshiron largimin nga Reali (Foto)

Ronaldo ‘dridh’ Bernabeun: Ronaldo dëshiron largimin nga Reali (Foto)

Cristiano Ronaldo ka befasur Real Madridin me vendimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Ylli portugez që nga transferimi i tij në Bernabeu ka qenë figura kryesore e klubit madrilen si në fushë ashtu edhe jasht fushës së gjelbërt.

Ronaldo me Real Madridin ka fituar dy La Liga, dy Liga të Kampionëve dhe tre ‘Topa të Artë’.

Cristiano Ronalod, Real Madrid

 

Por, sot mediat e huaja kanë raportuar se ylli i tyre dëshiron të largohet nga klubi.

Sipas mediumit portugez, A Bola që ka postuar lajmin në ballinën kryesor të gazetës së tyre se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madrid, transmeton Periskopi.

Arsyeja e këtij mendimi për tu larguar thuhet se vjen pas akuzave të vazhdueshme për evazion fiskal dhe ike të taksave prej 14.5 milionë euro.

A Bola raporton se Ronaldo ka kërkuar largimin nga klubi

 

A Bola raporton se Ronaldo vendimin e tij i ka përcjellur edhe presidentit të klubit, Florentino Perez.

Për Ronaldon interesim të vazhdueshëm kanë treguar klubet si Manchester United, PSG, Inter, Manchester City. /Periskopi/

Shpërndaje në: