Ronaldo: Dua të luaj bashkë me Messin, por prapë do të isha më i miri
Portugezi, i cili dje fitoi për herë të katërt në karrierë ‘Topin e Artë’, thotë se do të ishte interesante sikur të luante bashkë me rivalin e tij.
Ai beson se futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë së bashku.
“Do të ishte interesante ne të dy në një skuadër. Besoj se futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë së bashku. Dhe nëse do të ishim në një skuadër besoj se do të kisha fituar më shumë se ai, por edhe ai nuk do të mbetej shumë mbrapa. Të gjithë e dinë se Messi është një futbollist i madh. Ai ka fituar pesë Topa të Artë”, deklaroi Ronaldo. /Periskopi.com



