Ronaldo e Messi pjesë e jurisë për ‘Topin e Artë’ nën moshën 21-vjeçare
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do jenë pjesë e panelit të jurisë, të cilët do zgjedhin lojtarin më të mirë nën moshën 21-vjeçare.
Ideja ka qenë e gjitha e ‘France Football’ e cila ka vendosur të krijojë një trofe të ri, të quajtur ‘Trofeu Kopa’, në nder të Raymond Kopa, i cili vdiq vitin e kaluar dhe do t’i ndahet një futbollisti nën moshën 21-vjeçare që e ka mahnitur futbollin botëror.
Bashkë me Ronaldon e Messin, në panel do jenë edhe fituesit e tjerë të Topit të Artë, si Zinedine Zidane, Bobby Charlton e Ronaldinho./Periskopi



