Ronaldo e thotë hapur: “Nuk do të nënshkruaj kontratë të re me Realin”

Ronaldo e thotë hapur: “Nuk do të nënshkruaj kontratë të re me Realin”

Cristiano Ronaldo e ka mohuar se po kërkon të përmirësoj më tej kontratën me Real Madridin pas humbjes së të mërkurës nga Tottenhami.

Neymar e fitoi një kontratë të jashtëzakonshme me PSG-në, ndërkohë që edhe Messi e ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonën ku do të përfitojë shuma të majme. Kjo ka bërë që Ronaldo të mbetet disi pas, por pavarësisht kësaj ai tha se nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

“Po e jap më të mirën time te Real Madridi. I kam edhe katër vite tjera në kontratë dhe nuk dua që ta përmirësoj. Jam shumë mirë,” i tha ai mediumit beIN Sports pas ndeshjes.

Ronaldo do të bëhet 33 vjeç në marsin e vitit të ardhshëm, dhe nuk pritet që forma e tij të mbetet kjo që është. Ai ka shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshjet e para të La Liga-s duke ndikuar në formën e dobët të ekipit të tij.

Shpërndaje në: