Ronaldo e Zidane nderohen nga gazeta franceze, portugezi mposht Messin (Foto)
Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane kanë fituar çmimin ‘Onze d’Or’.
Kjo ndodhi për shkak të rezultateve të arrituara me Real Madridin në këtë sezon.
Reali e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Magazine franceze, Onze Mundial, ka zgjedhur Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë.
Ronaldo fitoi 36.17% të votave, ndërsa la pas Leo Messin me (17.28%) e Antoine Griezmann me (10.57%).
Në listë ishin edhe Kante, Mbappe, Cavani, Neymar, Hazard, Benzema, Lewandoëski dhe Sergio Ramos. /Periskopi/



