”Ronaldo është një hap para të gjithëve” – ja kush e thotë

”Ronaldo është një hap para të gjithëve” – ja kush e thotë

Cristiano Ronaldo është “më i miri në botë”, sipas Federico Bernardeschi, i cili thotë se e ka pëlqyer gjithmonë më shumë bashkë-lojtarin e tij se sa Leo Messin.

Për më shumë se një dekadë, dy ikonat e futbollit modern dominuan me nga 5 Topa të Artë secili dhe nderime të panumërta të tjera të ndara mes tyre, transmeton Periskopi.

Dueli i tyre premton të vazhdojë për shumë vite, me ish-yllin e Real Madridit që ka marrë një sfidë të re këtë verë, duke u transferuar te Juventusi.

Të gjithë e njohim Ronaldon dhe personalisht e kam konsideruar gjithmonë më të mirin në botë”.

Unë gjithmonë e kam preferuar mbi Messin. Ajo që kam zbuluar është se ai është një person i jashtëzakonshëm, një djalosh i përulur me personalitet të jashtëzakonshëm që ai i transmeton të gjithëve. Është infektive. Gjithmonë e kam preferuar përpara Messit”.

Mbaj mend finalen e Kampionatit Europian kur ai u lëndua në pjesën e parë, por në stol ai ishte një trajner i shtuar”, deklaroi Bernardeschi.

Ky i fundit shtoi se ardhja e 33-vjeçarit tek ‘Bardhezinjët’ i ka dhënë ekipit një frymë të re dhe fituese./Periskopi/

 

Shpërndaje në: