Ronaldo godet ashpër Barcelonën
Cristiano Ronaldo ka një mesazh për ata që dyshojnë në kualitetet e tij, përfshirë tifozët e rivalit të madh, Barcelona.
Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munichut në duelin e tyre të parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke arritur koutën e 100 golave në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Por, pas ndeshjes ai shpërtheu ndaj atyre që ende dyshojnë në kualitetet e tij.
“Nuk e di si mundet dikush të dyshojë tek unë, duhet të jenë minoritet”, deklaroi Ronaldo.
“Ata që më përcjellin nga afër nuk kanë kurrë dyshime të tilla”, theksoi portugezi.



