Ronaldo i hap telashe edhe Juventusit, miliona euro humbje

Ronaldo i hap telashe edhe Juventusit, miliona euro humbje

Cristiano Ronaldo nuk po kalon aspak momente të mira në jetën e tij private.

Ai u akuzua për përdhunimin e një modele në vitin 2009, në Las Vegas.

NIKE dhe EA Sports ishin sponsorët që reaguan, duke u shpreh tejet të shqetësuar me rastin e yllit portugez.

Por përveç sponsorëve, po e pëson edhe skuadra e Juventusit.

‘Bardhezinjët’ që nga plasja e këtij skandali kanë humbur plotë 87 milionë euro, por që deklaruan se e mbështesin plotësisht Cristiano Ronaldon.

33-vjeçari ishte i akuzuar edhe për mospagimin e taksave gjatë kohës tek Real Madrid, ku edhe u shpall fajtor./Periskopi/

Shpërndaje në: