Ronaldo i merr Realit talentin më të mirë që posedon

Ronaldo i merr Realit talentin më të mirë që posedon

Pronari i Real Valladolid, Ronaldo ka zbuluar se ai ka folur me presidentin e Real Madridit Florentino Perez rreth mundësisë së transferimit të Vinicius Junior.

Ish-lojtari brazilian bleu 51 përqind të aksioneve në shtator të skuadrës spanjolle dhe duket që do përdor kontaktet dhe avantazhet e tij tek Los Blancos për të sjellur lojtarë produktiv në ekip, transmeton Periskopi.

Ronaldo luajti për Real Madridin në mes të viteve 2002 dhe 2007, duke fituar dy tituj të La Ligas dhe duke kontribuar me 97 gola në 164 paraqitje.

Related image

Ai foli për Sports Breakfast Europa Press, duke treguar planin për të huazuar lojtarët e rinjë: ”E kam pyetur Florentino Perez nëse mund ta kemi atë në ekip, por mendoj se do të jetë e vështirë!”.

”Ne nuk kemi para për një marrëveshje të përhershme, por natyrisht do të doja të shihja Vinicius në Valladolid”, është shprehur Ronaldo. /Periskopi

Shpërndaje në: